Mund të mos flas por kam shumë për të thënë!

Dita Botërore e Autizmit

Mund të mos flas por kam shumë për të thënë!

Ftesë

I/E Nderuar/a

Shoqata “Autizmi” e mbështetur nga Shpresa Xhakli ju fton në koncertin humanitar për fëmijët e shoqatës “Autizmi”. Fondet do të përdoren për trajtimin e rasteve sociale. 

Shoqata “Autizmi” është shoqatë jo-përfituese e themeluar në Nëntor të vitit 2011 nga prindër të fëmijëve me autizëm, me qëllim që të:

- Zhvillojnë shkathtësitë dhe potencialet e fëmijëve me autizëm,

- Ngrisin vetëdijen në nivel qeveritar dhe joqeveritar lidhur me autizmin dhe shërbimet e nëvojshme për fëmijët me autizëm, si dhe të,

- Integrojnë p

ersonat me autizëm në shoqëri


  • Vendi: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë
    Data: 02 Prill 2016 (e shtunë)
    Ora: 20:00

  • Në këtë mbrëmje do të ketë muzikë klasike nga artistë të njohur vendorë, vallëzim modernë dhe koktej. 
  • Artistët që do të përformojnë:
    Sihana Badivuku-Hoxha ,violinë
    Lejla Haxhiu-Pula, piano
    Adelina Paloja, soprano
    Zana Abazi-Ramadani, soprano
    Ardiana Bytyqi-Ismajli, mezzo soprano
    Artemida Qarri-Haxhijaj, piano
    Blerim Grubi, violë
    Antonio Gashi, violonçel
    Festim Fanaj, violinë
    Mrika Hoxha, violinë 
  • të cilët do të ekzekutojnë veprat e kompozitorëve: L.van Beethoven, F.Schubert, Sarasate, S.Rachmaninov, F.Lehar, L.Delibes, Rexho Mulliqi-Bujar Llapaj, Beatles-Valton Beqiri, Pranvera Badivuku-Edon Ramadani, Tomorr Berisha dhe 
    Grupi i vallëzimit modern ART Design 

    Mbrëmja do të përmbyllet me koktej.
  • Bileta për koncert është 15 euro për person. Fondet që do të mblidhen nga shitja e biletave do të përdoren për trajtimin e rasteve sociale.
  • Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri me datën 28 Mars 2015 në info@autizmi-ks.net ose përmes telefonit në: 045/442 343.
  • Poashtu, ju lirisht mund të ftoni edhe të tjerë në eventin tonë.

    Eja të ju dhurojmë një buzëqeshje fëmijëve me autizëm!

    Ju mirëpresim,
    Shoqata “AUTIZMI”

 

Print
Categories: Njoftime, Ngjarje
Tags:
Rate this article:
No rating

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343