Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit

2 Prill 2017

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit
Data 02 Prill konsiderohet si Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit. 
Kjo ditë shënohet edhe në vendin tonë me aktivitete të shumta, me qëllim që të ngritët sa më shumë niveli i ndërgjegjësimit rreth autizmit dhe trajtimit të këtyre rasteve.

Shoqata "Autizmi" në Prishtinë ka organizuar disa ngjare për të shënuar këtë ditë.
Këtë ditë e fillojmë me marshimin e fëmijëve nëpër qendrën e qytetit, ku fëmijët, prindërit, terapistët dhe qytetar të shumtë ftohen të na bashkëngjiten. Marshimi fillon nga ora 16:00 dhe nisja bëhet nga Sheshi "Zahir Pajaziti".
Në këtë marshim fëmijët do kenë të veshur maica me moton e këtij viti e cila është "Më prano, Më kupto, Më duaj!". Gjithashtu në duar do mbajnë shënime me karakteristikat e veçanta të tyre, të cilat njëkohësisht janë karakteristikat e Autizmit.

Pas marshimit ngjarja vazhdon tek pika e NewBorn-it me ç’rast shkronja B do të jetë e mbuluar me puzzle ngjyrë të kaltër të cilat janë simbolikë për Autizmin.

Pas shënimit të këtyre pikave, nga ora 18:00 fillon Koncerti "Fëmijët Për Fëmijët", koncert i hapur për të gjithë, me qëllim që edhe fëmijët me Autizëm të shijojnë atmosferën dhe muzikën.

Kurse me datën 13 Prill me fillim nga ora 20:00 do mbahet Koncerti Humanitar për mbledhje të fondeve për trajtimin e rasteve sociale ne qendrën e Autizmit.
Print
Categories: Ngjarje, Artikuj
Tags:
Rate this article:
5.0

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343