SECILI NGA NE MUND TË NDIHMOJË

NË NJË MËNYRE APO TJETËR


Falënderojmë përzemërsisht të gjithë ata të cilët kanë kontribuar, ata të cilët vazhdojnë të kontribuojnë si dhe ata që mendojnë të kontribuojnë në të ardhmen. Në mungesë të përkrahjes shtetërore si dhe të ballafaquar me mundësitë e kufizuara të familjeve që t’i mbulojnë shpenzimet e mëdha për punë me fëmijë me autizëm, jemi të shtyrë të kërkojmë ndihmën tuaj aq të domosdoshme për avancimin e këtyre fëmijëve. 
 

Çdo cent i investuar në këta fëmijë sot, është investim në perspektiven profesionale ose së paku në pavarësimin e tyre, gjegjësisht kursim i madhe i shpenzimeve të nevojshme për përkujdesën e tyre nesër.

Të përkushtuar që kontributet e juaja do të shfrytëzohen për qëllimet e cekura dhe të bindur në menaxhimin racional te të hyrave, neve karshi jush do të jemi transparent. Pran zyrës sonë çdo donator mund të shfleton pasqyrën bankare ku mund të vërtetohet se mjetet e tyre janë pranuar, publikuar dhe janë shpenzuar racionalisht.

Kontribuesit për autizëm

Janë të shumtë ata të cilët kanë kontribuar në fushën e autizmit. Për në trevat gjithë shqiptare potencojmë Zonjën Liri Berisha nga Shqipëria, e cila punoi në sensibilizimin si dhe hapjen e fondacionit Fëmijët Shqiptar dhe qendrës profesionale për punë me fëmijë autistë në Tiranë. Qendra në fjalë është shembull e organizimit profesional ne tërë Ballkanin e edhe më gjerë. 

Kjo qendër se bashku me IABA (Anjeza Dishnica) si dhe QZHM (Qendra te Kombinati) gjithmonë i kanë hapur dyert edhe për fëmijë nga Kosova. 

Në Kosovë duhet veçuar kontributin e Shpresa Xhakli-t me familjen e saj me banim në Amerikë. Të goditur nga përvoja personale e djalit të saj tani 24 vjeç me autizem Arbenit, dhe të njoftuar me gjendjen në Kosovë, Shpresa Xhakli ka trokitur derë në derë në institucione qeveritare dhe komunale për të sensibilizuar nevojën e organizimit që t’u ndihmohet këtyre fëmijëve. 
Në mes tjerash ajo:

  • Ka dërguar për trajnimin dy trapiste nga Kosova në qendra profesionale në Amerikë, me shpenzime vetanake
  • Ka sjellë dhe ka pagua ekspertë të ndryshëm të fushës së autizmit për trajnime në Kosovë
  • Ka hap qendrën/organizatën e parë në Kosove “ Të bashkuar për Autizëm 
  • Ka organizua dhe kontribuar në disa mbrëmje për mbledhjen e fondeve në Kosovë
  • Ka organizua disa takime bamirësie si dhe “garage sale“ në Amerikë ku fondet e mbledhura (zakonisht të dyfishuara me kontributin direkt të Rexhë Xhaklit, babait të Benit) i ka sjell në Kosovë qoftë si mjete financiar qoftë si pajisje profesionale
  • Ka përcjellë konferenca dhe seminareve profesionale, ka bërë sigurimin e punimeve dhe hulumtimeve më të reja dhe kontakteve për të mirë të fëmijëve dhe familjeve në Kosove, etj.

Shoqata Autizmi një pjesë të madhe të sukseseve të saj i është borxhli përjetë angazhimit të Shpresa Xhakli-t. Tani shoqata Autizmi, me ndihmën te saj në Amerikë dhe Kosovë, së bashku edhe me disa dashamirë mund të shpresojmë në hapjen e shpejtë të një qendre-instituti për Autizëm në Prishtinë si dhe qendrat regjionale nëpër Kosovë aq të domosdoshme për fëmijë me autizëm dhe familjet e tyre.

Beni (Arben Xhakli) shumë të falënderojmë që i ndihmon shokë tu në Kosovë.

Shpresa Xhakli
Shpresa Xhakli
Familja Xhakli
Familja Xhakli 
Arben Xhakli
Arben Xhakli 

Profesionistët

Të shumtë janë profesionistë vendor të kësaj fushe të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë ne zhvillimin profesional të qendrës nder të cilët veçojmë:

Prof Dr Afrim Blyta, kryetar i bordit profesional, kontribuon vazhdimisht ne këshilla dhe përkrahje profesionale

Yllka Rexhepi, drejtoresha e parë e qendrës , e cila me një angazhim vetëmohues krijoi qendrën në formën që është sot . Ajo mbajti trajnime të rregullta qoftë me stafin e qendrës apo edhe nëpër regjione ku shpërndau pa kursim njohurit e saja profesionale në fushën e autizmit . Së bashku me Shpresa Xhaklin , Tringa Krasniqin dhe trapistet e qendrës, koordinoi shkëlqyeshëm aktivitete jashtë qendrës siç janë mbrëmjet për mbledhjen e fondeve, shënimin e 2 prillit, sensibilizimin pran mediave, etj. Tani Yllka si e punësuar në qendrën Beyond Autisem në Angli jap kontribut permanent në mbikëqyrjen e qendrës tonë dhe i përcjell përvojat e tyre përmes Valmirës, drejtoreshës aktualë të qendrës Autizmi. Yllka kontribuon vazhdueshëm në sjelljen e stafit profesional nga qendra Beyond Autisem si dhe është në përfundim të një plani të bashkëpunimit të ngushtë në mes dy qendrave. 

Jeta Deva si pioniere e fushës së autizmit, me ndihmën e Shpresës , Lenditë ,Yllkës dha kontribut në hapjen e qendrës së parë për autizem “Të bashkuar për Autizëm”

Vera Kurti, terapiste me përvojë në Amerikë, librin e saj “Autizmin e mësova nga ju” e ka shpërndarë falas në të gjitha trevat Shqiptare.

Prindërit

Prindërit e kanë obligim të punojnë me fëmijë e vetë por disa prej prindërve kanë dhënë më shumë edhe për fëmijë tjerë si dhe duke u organizuar nëpër shoqata.
Lindita Bica, nëna e Donit tani 17 vjeçar, pioniere e cila ka ndihmua qoftë në vetëdijesimin e prindërve individualisht, në organizime për autizëm pran AUK, në hapjen e Klasës së Bashkangjitur pran SH.F. Ismail Qemali si dhe hapjen e qendrës së parë “Të bashkuar për Autizëm” 
Duhet të përmendim kontributin e madhe të prindit nga Durrësi, Agron Daja, i cili me përvojën e suksesit personal dhe vetë-studimit thelbësor në fushën e terapisë biomedikale, për prind të cilët besojnë në ketë terapi, kurrë nuk ka hezituar të japë këshilla qoftë gjatë vizitave të ndërsjella qoftë përmes grupit në facebook ku prindërit këmbejnë përvojat dhe mendimet e tyre.

Shpesh ndihma me e madhe mund të jetë informimi korrekt si dhe ndarja e përvojave, prandaj me ketë rast falënderojmë te gjithë prindërit te cilët diskutojnë dhe komentojnë rastet personale me prindër të rinj, qoftë direkt apo përmes internetit.

Vullnetaret

Kurrë nuk kanë munguar personat të cilët me angazhimin e tyre vullnetarë në grupe apo individualisht kanë kontribuar në sensibilizim, organizimin e ngjarjeve, dhurata si dhe në asistimin në punë direkte me fëmijë, nga të cilët veçojmë Studentet e AUK , Klubin Rotaraket e rinj, etj.

Mediat

Një nder sfidat më të mëdha në shoqërinë tonë është sensibilizimi dhe njoftimi korrekt i prindërve të rinj të fëmijëve me autizëm, të cilët ballafaqohen me dilema të mëdha, si dhe mbarë shoqërisë në heqjen e paragjykimeve për fëmijët me autizëm dhe udhëzimet si duhet ata t’i pranojnë këta fëmijë në gjirin e tyre.
Këtu rol të pamohueshëm kanë luajtur mediat e shikuara dhe të shkruara nga të cilat veçojmë:

  • Programin OKSIGJEN me Besim Dina
  • RTK, KTV, KLAN Kosova, RTV21 dhe televizionet e tjera të cilat nuk kanë hezituar t’i përcjellin aktivitetet tona si dhe emetimin e reklamave. 
  • Si dhe të gjitha gazetat e shkruara dhe portalet elektronike të cilat kohë pas kohe prezantojnë aktivitete tona si dhe shtjellojnë temat e autizmit.

 

Qeveria

Përkundër donacioneve të kohëpaskohshme, mjerisht, mund të themi se qeveria, si dhe organet e saj nuk e kryen obligimin ndaj këtyre fëmijëve. 

MASHT kontribuon rregullisht gjatë sensibilizimit me 2 prill si dhe me lëshimin e hapësirave për trajnime. Por nevojat e këtyre fëmijëve në fushën e arsimit janë shumë më të mëdha. Nuk mjafton të thuhet se çdo kush ka të drejt të shkollohet, por këtyre fëmijëve duhet krijuar kushte plotësuese që mësimi të jetë i mirëfilltë. Duhet mësuesit të trajnohen dhe të kenë beneficione të caktuara, numri i asistentëve të rritet, të hapen klasa të mirëfillta të bashkangjiture me staf profesional dhe të mjaftueshëm. Për shumicën e rasteve duhet stimuluar përfshirja dhe jo izolimi, kurse për rastet më specifike pran qendrave burimore duhet të rritet numri i stafit profesional.

MSH ka përkrahje të madhe verbale dhe iniciativa të mira për themelimin e qendrave për diagnostifikim dhe vlerësim të aftësive dhe nevojave, por deri me tani puna ka mbet në ketë nivel. Ata janë të vetëdijshëm edhe për nevojën e formimit të trupave për trajnim dhe vlerësim të profesionalistëve të cilët duhet të punojnë me këta fëmijë. Mbesim me shpresë që me ndihmën dhe shtytjen tonë do i krijojmë edhe këto trupa bazike për fëmijët tanë dhe familjet e tyre.

Nga donatorët e deritashëm vlen t'i cekim

  • Ambasada Gjermane 
  • Ambasada Amerikane 
  • Ministria e Arsimit 
  • Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit – Për aktivitetet sportive për këta fëmijë (kalërim, not, bjeshkatari)
  • Piktorët donatorë dhe artistët në mbrëmjen e mbledhjes së fondeve 
  • Ambasadat Zvicerane dhe Austriake
  • Maturantet e Prishtinës gjeneratës 54
  • Rotaraku 
  • Zyra e Auditorit te përgjithshëm

Nga kompanitë mund të veçojmë

  • Ipko
  • Kujtesa
  • Rikon
  • Hotel Magra
  • Engineering Suhareke
  • Shar Travell
  • AlbArchitect
  • Ada Consulting Group
  • Meridian
  • P&I Elezaj
  • Floriana Shala 

E shumë e shumë njerëz të vullnetit të mirë që nuk kemi mundur tua përmendim emrat.

Prindërit e fëmijëve pa të cilët nuk do të mund të sigurohej jetëgjatësia e Qendrave për trajtim.

Mënyra e kontributit

Kontributi për fëmijë autistë mund të jetë i shumëllojshëm në funksion të mundësive të secilit, p.sh.:

  • Gazetarët në sensibilizimin e shoqërisë për ta
  • Kamerierët dhe shitësit në mirëkuptimin e sjelljeve të tyre të pazakonta në ambient
  • Mësuesit në pranimin dhe përfshirje e tyre në shkollë
  • Prindërit në edukimin e fëmijëve të tyre që edhe ata të pranohen në shoqëri
  • Udhëtarët e rastit të ketë mirëkuptim kur mund të gjendet në një situatë specifike
  • Afaristet me lehtësime në fushën e tyre (p.sh. Sharr travel çdo herë na siguron autobusë pa pagesë) shitoret japin zbritje, pishinat nuk kërkojnë pagesë për këta fëmijë, etj.
  • Me kontribute financiare sado qofshin 

Pra, te gjithë mund të kontribuojnë në mënyrën e tyre!
 

Përse të ndihmojmë shoqatën

Për trajtimin e këtyre fëmijëve nevojitet sakrificë e madhe nga familjet e tyre qoftë kohore edhe materiale, prandaj prindërit e këtyre fëmijëve janë të ballafaquar me nevoja të cilat shpesh edhe nuk mund t’i përmbushin. Është i madh numri i nënave të cilat e kanë ndërprerë karrierën dhe punën për ekzistencë që t’i kushtojnë me shumë fëmijës të saj specifik.

Metoda me e suksesshme e trajtimit fëmijëve me autizem është ABA (metodë kjo psiko-edukative )e cila kërkon angazhim direkt “një me një” të profesionistit (si dhe familjarëve dhe të tjerëve) deri në 8 ore në ditë. Gjithashtu, edhe metodat tjera shpresëdhënëse të cilat i aplikojnë disa prindër janë shumë të kushtueshme. 

Edhe funksionimi i mirëfilltë i shoqatës në përmbushjen e synimeve të saj (sensibilizim, bashkëpunim, trajnime profesionale, etj) ka koston e vet prandaj kontributet financiare janë të nevojshme për funksionim e shoqatës si dhe ndihmojnë familjet me fëmijë autist.

Na duhet te cekim se mjerisht për momentin financuesi i qëndrueshëm është vet prindi i cili përmes pagesës së shërbimit për fëmiun e vet e mban qendrën funksionale.

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343