Çdo i 88-ti fëmijë (dhe i rritur) është i prekur me Autizëm. Në mesin e tyre ka pas dhe ka emra të cilët e kanë çuar boten përpara si dhe të tillë që kanë mbetur përjetë barrë e familjeve dhe shoqërisë. Ata thjesht janë ndryshe nga fëmijët jo-autistë dhe kanë nevojat e veta specifike siç janë inkorporomi në shoqëri.
Në bazë të literaturës botërore, identifikim i hershem dhe puna e mirëfilltë profesionale me ta munde t’i inkorporojë në jetën e përditshme.
Prindërit dhe njohësit e kësaj dukurie janë mbledhur dhe mblidhen të formojnë një organizim të mirëfilltë i cili do të kontribuoj në përmirësimin e kushteve për jetë të këtyre fëmijëve si dhe familjeve të tyre. Shteti brenda mundësive të saj ka kontribuar dhe ka premtuar ndihmë dhe përkrahje për këta fëmijë.
Si rezultat i këtyre nevojave është formuar Shoqata për ndihmën e fëmijëve me Autizëm ”AUTIZMI” e cila është e regjistruar pran MAP (Departamenti i OJQ-ve). Në kuadër të shoqatës AUTIZMI funksionon qendra për trajtime ditore si dhe nenqendrat neper regjione, te cilat kane nevojë për furnizim me pajisje dhe materiale profesionale, mirëmbajtje ditore, të ardhura për stafin profesional të angazhuar, trajnime dhe avancime profesionale, etj.

Familjet me këta fëmija kontribuojnë brenda mundësive të tyre (përkundër shpenzimeve të tjera të nevojshme për këta fëmijë), por kjo nuk mjafton për një funksionim efikas.
Prandaj jemi te detyruar të ju kërkojmë ndihmë brenda mundësive tuaja.

Kontributet e tuaja munde t’i jepni:
  • Në formë të pajisjeve të nevojshme (të kërkuara) për funksionimin e Qendrave
  • Në formë të pagesës përmes llogarisë: Banka TEB 20-11-0000465421-92 (SWIFT: TEBKXKPR)
  • Përmes pagesave direket në zyrën tonë, Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë
  • Ndihmë shumë e vlefshme mund të jepet edhe në forma të tjera siç janë: 
    • trajnime profesionale, 
    • përkthimeve dhe literaturës profesionale, 
    • sigurimin e kontakteve me 
      • organizatat simotra, 
      • eksperteve të vullnetit të mirë, 
      • informatave relevante, 
      • konsultimeve relevante, 
      • ensibilizimit të shoqërisë, 
      • avokimeve të ndryshme, etj.

Paraprakisht ju falënderojmë për kontributin tuaj.

Plotësim:
Me rastin e çfarëdo donacioni juve do të ju jepet dëshmi për kontributin tuaj, si dhe e njëjta do të publikohet në listat e donacioneve të cilat do të jene transparente, të shpallura në tabelën pran zyrës sonë.
Edhe shpenzimet do të jenë transparente (pran zyrës), ashtu që donatorët të jenë të bindur se kontributet e tyre janë shfrytëzuar më të vërtetë për qëllimin e dhënë.

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343