Çfarë është Autizmi? 
  • Një paaftësi komplekse e zhvillimit te fëmijëve që zakonisht shfaqet mes moshës 1-3
  • Një çrregullim neurologjik që ndikon në funksionimin e trurit
  • Vlerësohet të ndodhë në më shumë se 1 në 500 individë (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 1997)
  • Paraqitet katër herë më shumë tek djemtë se sa vajzat
  • Nuk ka lidhje me racën, etninë, shoqërinë, të ardhurat e familjes,mënyrën e jetesës, apo të niveleve arsimore
  • Më shumë se 1 milion njerëz në SHBA sot vuajnë nga autizmi apo një formë te çrregullimit zhvillimore
  • Autizmi ndikon në zhvillimin normal të trurit në fushat e ndërveprimit shoqëror dhe ne aftësitë e komunikimit

A ka më shumë se një lloj të autizmit? 

Autizmi konsiderohet si një nga pesë "çrregullimet zhvillimore/PDD". PDD është një kategori e përgjithshme e çrregullimeve të cilat karakterizohen nga dëmtime të rënda dhe të përhapura në disa fusha të zhvillimit (Shoqata Amerikane e Psikiatrisë 1994). Ç’rregullimet më të zakonshme autistike përbëhen nga: dëmtime në ndërveprime sociale, komunikim, dhe në lojë imagjinatave para moshës 3 vjeç, interesimi ne aktivitete dhe sjellje kundër normave shoqërore.

Llojet më të zakonshme të autizmit

Asperger
Karakterizohet nga dëmtime në ndërveprimet sociale dhe prania e interesave dhe aktiviteteve të kufizuar, mirepo pa vonesë të konsiderueshme të përgjithshme klinike në zhvillimin e gjuhës, dhe me zhvillim te inteligjencës mesatare apo mbi mesataren.

PDD apo AUTIZMI ATIPIK
Një diagnozë të PDD mund të bëhet kur fëmija nuk i plotëson kriteret për një diagnozë të caktuar, por ekziston një dëmtim i rëndë dhe i përhapur në sjellje të caktuara.

Rett
Një çrregullim progresive i cili, deri më tani, ka ndodhur vetëm tek vajzat. Karakterizohet me periudha te zhvillimit normal dhe pastaj humbjen e aftësive të fituara më parë, posaqerisht humbjen e përdorimit të duarve të zëvendësuar me lëvizje të përsëritura te duarve duke filluar në moshën 1-4 vjeç.

Childhood Disintegrative Disorder – Ç’rregullim fëmijëror jointegrues
Karakterizohet me zhvillimi normal për të paktën 2 vjetet e parë, dhe me pas me humbjen e këtyre aftësive të fituara më parë dmth gjate zhvillimit normal. (Shoqata Amerikane e Psikiatrisë 1994)

Përmbledhje

Autizmi është një çrregullim në spektër. Kombinime të simptomave dhe karakteristikat e autizmit ndryshojnë nga butë ne të rënda. Edhe pse autizmi përcaktohet nga një grup i caktuar i sjelljeve, fëmijët dhe të rriturit mund të shfaqin çdo kombinim të sjelljeve në çdo shkallë të ashpërsi. Dy fëmijë, të dy me të njëjtën diagnozë, mund të veprojnë shumë ndryshe nga njëri-tjetri dhe të ken aftësi të ndryshme. Nuk ka standarde "të tipit" ose "tipike" të personit me autizëm. Terminologjia e zakonshme e përdorur për të përshkruar fëmijët brenda këtij spektri janë: autistik, tendenca autistike, spekter të autizmit, funksionimin te lartë apo funksionim të ulët-te autizmit, etj. 

Çka e shkakton autizmin?
Kjo është një pyetje kritike dhe mjaft e vështirë për t'iu përgjigjur. Hulumtuesit nga e gjithë bota janë vazhdimisht duke studjuar shkakun e autizmit. Hulumtuesit mjekësore janë duke hulumtuar dhe kerkuar shpjegime të ndryshme. Kërkimet e fundit per autizmin lidhin dallimet biologjike ose neurologjike të trurit me autizmin. Më e rëndësishme për të kuptuar është se, pavarësisht nga diagnoza, fëmijët mund të mësojnë dhe të funksionojë në menyre produktive dhe të tregojnë përfitime nga arsimi dhe mjekimin/trajtimi i duhur. Identifikimi i hershme mund të ndryshojë jetë! Autizmi nuk është i shërueshëm, por mund të trajtohen/mjekohet. Studimet tregojnë se diagnoza e hershme dhe ndërhyrjet klinike mund të çojnë në rezultate të një përmirësimi të dukshëm.

Metodat për trajtimin e Autizmit
Terapitë Autistike kanë për qellim pakësimin e mangësive dhe sjelljet jonormale të lidhura me autizëm dhe çrregullime të tjera të spektrit të autizmit (ASD), dhe për të rritur cilësinë e jetës dhe pavarësinë funksionale të individëve autistik, veçanërisht fëmijëve. Trajtimi zakonisht i përshtatet nevojave të fëmijës. Trajtimi ndahet në dy kategori kryesore: ndërhyrje arsimore dhe të menaxhimit mjekësore. Disa prej metodat te ndërhyrjeve:

  • ABA-Applied Behavior Analysis – Analize e sjelljeve te aplikuara
  • Speech therapy- Terapi për përmasimin e të folurit/shprehurit
  • PECS-Picture Exchange Communication System- Sistem komunikimi me anë të këmbimit të fotove
  • Floortime/DIR- Koha për dysheme-Terapi intensive në dysheme-për te përmirësuar ndërveprimet sociale!
  • Music therapy- Terapi muzikore
  • Sensory intergration- Integrim ndijor/ ndjesive/ndjenjave
  • Diet- Dietat e ndryshme
  • Medications-Mjekim

Përgatitur nga : Teuta Selimi

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343